Sektori i Auditimit të Brendshëm

Sektori i Auditit të Brendshëm përbëhet nga përgjegjësi i sektorit dhe dy specialistë. Përveç detyrave specifike, sektori funksionon, në tërësi, si Struktura Përgjegjëse për Sinjalizuesit. Përgjegjësi i sektorit organizon, drejton dhe kontrollon gjithë aktivitetin e punës së sektorit, drejton punën për njohjen e legjislacionit bazë, që i duhet gjatë punës, stafit të kontrollit, harton planin vjetor, planin strategjik dhe, në perputhje me keto, planet mujore, siguron që në keto programe auditimi do te jene te mjaftueshme per te siguruar shqyrtim efektiv dhe te rregullt te te gjitha operacioneve mbi nje cikel te planifikuar, ndan pergjegjesite per objektivat e vendosura, rishikon cilesine e punes se audituesve dhe  vlereson performancen e tyre, Garanton zbatimin e metodave dhe procedurave te auditimit ne perputhje me standardet nderkombetare te auditimi, vlerëson raportin e auditimit (vlerësim teknik), të hartuar nga grupi i auditimit së bashku me të gjithë elementët e tjerë te dosjes së auditimit dhe ia paraqet për miratim Drejtorit të Përgjithshëm, mbas miratimit të raportit nga Drejtorit të Përgjithshëm i kërkon grupit te kontrollit hartimin e dokumenteve përfundimtare të auditimit, kërkon dhe kontrollon zbatimin e përfundimeve të auditimit nga subjektet e audituara, në afatet e kërkuara nga aktet ligjore, kontrollon veprimet e ndërmarra, ne pergjigje te rekomandimeve dhe te dobesive te konstatuara nga auditi, realizon vleresime, inspektime, investigime, ekzaminime apo shqyrtime, qe mund te kerkohen nga Drejtori i Përgjithshëm, realizon vlerësimin teknik për raportet e auditimeve të jashtme që i bëhen Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga eprori direkt ose Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave. Specialisti i Auditit të Brendshëm bën  auditime në afatin e caktuar nga programet e kontrollit, konform të gjitha standarteve të kontrollit, respekton në çdo rast dhe rrethanë gjatë kryerjes së detyrës kodin etiko-moral të nëpunësit civil dhe kodin etiko-moral të audituesit, duhet të njihet me të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me veprimtarinë a cështjen që do të auditohet, duhet të marrë nga personat zyrtarë dhe punonjësit e tjerë të dhëna të domosdoshme me shkrim dhe me gojë qe lidhen me kryerjen e auditimit ekonomiko-financiar, vulosë arka dhe agjensi, depo e magazina, në raste të domosdoshme e kur ka të dhëna për falsifikime ose veprimtari të tjera të paligjshme, të tërheqë dokumentat e nevojshme, duke lëshuar vërtetimin përkatës, pezullon veprimet e paligjshme, deri në shqyrtimin nga organi më i lartë nga varet subjekti i audituar, mban procesverbal, aktverifikim, sipas rregullave të përcaktuara në aktet ligjore për këtë fushë, duke njoftuar në moment eprorët, propozon masa disiplinore, gjoba, ndjekje penale sipas rastit që paraqitet, përgatit të gjitha dokumentat që duhen konform standarteve dhe metodikave në fuqi të auditimit, për evadimin dhe plotësimin e dosjes së cdo auditimi të kryer, dorëzimin e saj në përfundim sipas rregullave të miratuara në arkivën Njësisë së Auditimit te Brendshem.

Struktura