Sektori i Mjeteve të Informimit

Sektori i Mjeteve të informimit, përbëhet nga përgjegjësi i sektorit dhe specialistë arkivistë. 1. Përgjegjësi i sektorit të Mjeteve të Informimit është përgjegjës për realizimin e detyrave të sektorit përshkrimin arkivor të dokumentacionit, si dhe sugjerimin e teknikave të përshtatshme për evidentimin e elementeve për përshkrim arkivor. Ai kryen këto detyra:a. Parashikon dhe planifikon veprimtari në lidhje me detyrat vjetore të përcaktuara për sektorin, me qëllim realizimin në kohë të tyre, si dhe siguron që puna të kryhet brenda normave të përgjithshme, në afatet e përcaktuara sipas standardeve administrative dhe procedurave teknike.b. Kontrollon dhe monitoron veprimtaritë e sektorit në përmbushjen e tyre, sipas plan evidencave mujore.c. Mbikëqyr përshkrimin arkivore dhe elektronik, në përputhje me standardin ndërkombëtar ISAD (G), RIC dhe standarde të tjera.d. Shpërndan punën mes specialistëve të sektorit në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren e brendshme të institucionit dhe informon drejtorin e EDR-së.e. Mbikëqyr dhe udhëzon specialistët, në lidhje me detyrat e ngarkuara dhe jep mbështetje e këshillim për problematika të ndryshme.f. Mbikëqyr zbatimin e rregullores së brendshme të institucionit, me qëllim realizimin e veprimtarisë së sektorit, në përputhje me udhëzimet e dhëna dhe informon drejtorin eEDR-së mbi mbarëvajtjen e punës apo problematikat e hasura.g. Mbështet kërkesat e punonjësve të rinj apo ekzistues në lidhje me mjetet materiale për ushtrimin e detyrës.. Përgatit prezencën mujore të punonjësve dhe raporton ke drejtori i EDR-së përhdisiplinën e punës në sektor.i. Krijimin e mjeteve të informacionit të fondeve që ka në administrim sektori.j. Parashikimin dhe përzgjedhjen e fondeve për përshkrim.k. Zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga drejtori i Përgjithshëm i Arkivave.2. Specialist-arkivisti IV-B i sektorit të përpunimit dhe mjeteve të informimit ka për detyrë:a. Përshkrimin teknik të dokumenteve sipas normave tekniko profesionale në gjuhënshqipe dhe në atë gjuhë të huaj që zotëron.b. Përshkrimin (elektronik) arkivor të dokumentit, sipas standardit ndërkombëtar ISAD(G) dhe standardeve të tjera për dokumentacionin në gjuhën shqipe dhe në atë gjuhë të huaj që zotëron në përputhje me rregulloren përkatëse.c. Krijimin e mjeteve të tjera të informacionit të fondeve që ka në administrim sektori. d. Zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga përgjegjësi i sektorit apo eprori direkt.

Struktura