Sektori Juridik, i Prokurimeve dhe Bruimeve Njerëzore

Sektori juridik, i prokurimeve dhe shërbimeve të brendshme përbëhet nga përgjegjësi i sektorit, specialist-jurist, specialisti i prokurimeve dhe specialist i burimeve njerëzore. Pavarësisht detyrave të ndara të çdo specialisti, Sektori Juridik, i Prokurimeve dhe Burimeve Njerëzore, në tërësi, kryen funksionet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi, si Njësi e Burimeve Njerëzore, Njësi e Prokurimit/Personat përgjegjës për prokurimin, Komisionin e Prokurimit me Vlerë të Vogël dhe Struktura Përgjegjëse për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Përgjegjësi i sektorit  parashikon dhe planifikon veprimtari në lidhje me detyrat vjetore të përcaktuara për sektorin, me qëllim realizimin në kohë të tyre, si dhe siguron që puna të kryhet brenda normave të përgjithshme, në afatet e përcaktuara sipas standardeve administrative dhe procedurave teknike, veçanërisht në lidhje me nevojat e përmirësimit të mirëmbajtjes, infrastrukturës së godinës, të sistemeve hidraulike dhe elektrike, harton, propozon për miratim, kontrollon dhe monitoron bazën e të dhënave të vendimeve gjyqësore, planin e pjesëmarrjes në proceset gjyqësore të DPA-së, përfshi edhe DRASH-ët dhe planin e prokurimeve e ankandeve dhe procedurat e praktikën ligjore të zbatimit të tyre,  në bashkëpunim me titullarët e DRASH-ve, ngre paditë, përgatit prapësimet dhe ndjek ecurinë e proceseve gjyqësore, kur palë janë DRASH-të, shpërndan punën mes specialistëve të sektorit në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren e brendshme të institucionit dhe informon Drejtorin e Përgjithshëm apo drejtorin e DFSHM-së, jep mendime për bazueshmërinë formale-juridike të akteve kontraktuale dy a më shumë palëshe që kanë efekte ekonomiko-financiare, pas kërkesës së eprorit dhe përgatit ose mbikëqyr kontratat dhe projektmarrëveshjet, shqyrton ligjshmërinë e projektakteve normative të Drejtorisë se Përgjithshme të Arkivave në përgjithësi, në përputhje me kërkesat që i drejtohen drejtorisë ku bën pjesë, mbikëqyr dhe udhëzon specialistët, në lidhje me detyrat e ngarkuara dhe jep mbështetje dhe këshillim për problematika të ndryshme, kryen detyrat e strukturës përgjegjëse në kuadër të legjislacionit për parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimit të pasurisë, mbikëqyr zbatimin e rregullores së brendshme të institucionit, me qëllim realizimin e veprimtarisë së sektorit, në përputhje me udhëzimet e dhëna dhe informon Drejtorin e DFSHM-së mbi mbarëvajtjen e punës apo problematikat e hasura, mbështet kërkesat e punonjësve të rinj apo ekzistues në lidhje me mjetet materiale për ushtrimin e detyrës, përgatit prezencën ditore dhe mujore të punonjësve dhe raporton tek drejtori i DFSHM-së për disiplinën e punës në sektor dhe zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave.

Specialisti-jurist  përfaqëson institucionin ose përgatit autorizimet e përfaqësimit për specialistë të tjerë në gjykatat respektive, përgatit prapësimet, ngre paditë, ndjek proceset ligjore, në përputhje me autorizimin e Drejtorit të Përgjithshëm, merr pjesë në hartimin e kontratave që nënshkruan institucioni me palë të treta, pas kërkesës së eprorit direkt përditëson kuadrin ligjor me aktet normative më të fundit që i përkasin fushës së përgjegjësisë së institucionit dhe shpërndan këtë informacion brenda institucionit për zbatim, kryen detyrat kolektive të sektorit të parashikuara në pikën 1 të këtij neni dhe zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga përgjegjësi i sektorit apo eprori direkt. Specialisti i prokurimeve dhe shërbimeve harton kushtet kryesore teknike të thirrjes së tenderave për prokurimet publike e ankandeve dhe organizon procesin e marrjes së ofertave, ndjek procedurat e prokurimit, ndjek zbatimin e regjistrit të prokurimeve dhe raporton për zbatimin e tij çdo muaj në shkallë hierarkike dhe çdo katër muaj në APP, sipas ligjit, organizon procesin e shqyrtimit dhe analizimit të ofertave.

Harton kriteret sipas ftesës për ofertë të kontratës përfundimtare, monitoron realizimin e kontratës, kryen detyrat kolektive të sektorit të parashikuara në pikën 1 të këtij neni dhe zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga përgjegjësi i sektorit apo eprori direkt. Specialisti i burimeve njerëzore ndjek dhe zbaton procedurat ligjore për menaxhimin e çështjeve të burimeve njerëzore si rekrutimin në shërbimin civil, lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë etj, mbikëqyr procesin e sistemit të vlerësimit të performancës në punë dhe të përshkrimit të pozicioneve të punës, siguron mirëmbajtjen, sistemimin dhe përditësimin e informacionit në dosjet e personelit sipas legjislacionit, administron dosjet duke evidentuar dhe regjistruar ndryshimet në karrierë për çdo punonjës,  përgatit vërtetimet që kërkohen nga punonjësit në lidhje me kualifikimet, emërimet, largimet, vjetërsinë në punë etj, administron dhe përditëson regjistrin e personelit, hedh të dhëna të mjaftueshme për çdo punonjës për pozicionin e tij të punës, përfitimet dhe faktet e tjera që lidhen me punësimin, ndjek programin e punës për trajnimin dhe formimin profesional të punonjësve të shërbimit civil, ndjek procedurat për daljet në pension të punonjësve të institucionit dhe bën veprimet përkatëse sipas legjislacionit, përgatit kontratat e punës dhe ndjek procedurat ligjore për punonjësit, sipas Kodit të Punës, kryen detyrat e anëtarit të strukturës përgjegjëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, plotëson dhe përditëson sistemin HRMIS me të dhënat e kërkuara sipas përcaktimeve ligjore dhe nënligjore, kryen detyrat kolektive të sektorit të parashikuara në pikën 1 të këtij neni dhe zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga eprori direkt ose Drejtori i Përgjithshëm.

Struktura