Sektori i Shërbimit të Dokumentacionit në Distancë

Përbëhet nga përgjegjësi i sektorit dhe specialistët arkivistë. Përgjegjësi i sektorit të shërbimit në distancë kujdeset për shërbimin në kohë dhe me eficencë të personave fizikë, privatë, dhe institucioneve të ndryshme, duke vënë në shërbim të tyre dokumentacionin e kërkuar për të dhëna biografike, pronësore, etj., sipas kërkesave dhe afateve të përcaktuara. Ai organizon dhe drejton punën në sektor, në bazë të Ligjit Për Arkivat, dhe akteve të tjera nën-ligjore në fuqi, kontrollon dhe monitoron aktivitetet e sektorit në përmbushjen e tyre sipas Rregullores për Kërkesat Social-Juridike të Qytetarëve, mbikqyr zbatimin e rregullores së brendshme të institucionit me qëllim realizimin e veprimtarisë së sektorit, u jep zgjidhje kërkesave dhe ankesave të qytetarëve dhe institucioneve, verifikon aplikimet e kërkesave social-juridike dhe bën ndarjen e tyre për ASHV dhe specialistët e AQSH, shpërndan punën mes specialistëve të sektorit, verifikon afatet e përgjigjeve,  mban korrespondencë me ASHV mbi afatet e përgjigjeve, mban korrespondencë me ofertuesin e jashtëm për problematika të hasura, mbikqyr dhe udhëzon specialistët mbi detyrat e ngarkuara, propozon ndryshime në rregulloren e kërkesave social-juridike, zbaton detyra të tjera, sipas udhëzimeve të eprorit direct. Specialisti i trajtimit të kërkesave social-juridike zbaton me përpikmëri rregulloren për kërkesat social-juridike të qytetarëve, nxjerr indikacionet arkivore nga programi kompjuterik TEP, sipas kërkesave të qytetarëve dhe institucioneve, përgatit fletë-porosinë për cdo indikacion të nxjerrë ose të porositur, verifikon të dhënat e nxjerra me dosjet fizike dhe përgatit fletët përkatëse për fotokopjim, dhe printon dokumentet e skanuara/dixhitalizuara, kthen përgjigje të kërkesave social juridike me karakter pronësor sipas kërkesave të qytetarëve dhe institucioneve, zbaton detyrat e ngarkuara dhe raporton problematikat e hasura, zbaton detyra të tjera, sipas udhëzimeve të eprorit direct, specialisti IV-a ka këto detyra,  plotëson sistemin TEP me të dhëna arkivore të reja, sipas rregullores së kërkesave social-juridike të qytetarëve, bën skanimin e dërgimin e kërkesave social-juridike tek sektorët e ASHV dhe anasjelltas, sipas udhëzimeve të përgjegjësit të sektorit, zbaton me përpikmëri rregulloren për kërkesat social-juridike të qytetarëve, nxjerr indikacionet arkivore nga programi kompjuterik TEP, sipas kërkesave të qytetarëve dhe institucioneve, përgatit fletë-porosinë për cdo indikacion të nxjerrë ose të porositur, verifikon të dhënat e nxjerra me dosjet fizike dhe përgatit fletët përkatëse për fotokopjim, dhe printon dokumentet e skanuara/dixhitalizuara, kthen përgjigje të kërkesave social juridike me karakter pronësor sipas kërkesave të qytetarëve dhe institucioneve, zbaton detyrat e ngarkuara dhe raporton problematikat e hasura, zbaton detyra të tjera, sipas udhëzimeve të eprorit direkt.

Struktura