Sektori i Arkivave Shtetërore Vendore Fier, Vlorë dhe Gjirokastër

Sektori i Arkivave Shtetërore Vendore Fier, Vlorë dhe Gjirokastër përbëhet nga përgjegjësi i sektorit, specialistët dhe administratorët e dokumenteve. Përgjegjësi i sektorit parashikon dhe planifikon veprimtari në lidhje me detyrat vjetore të përcaktuara për sektorin, me qëllim realizimin në kohë të tyre, si dhe siguron që puna të kryhet brenda normave të përgjithshme, në afatet e përcaktuara sipas standardeve administrative dhe procedurave teknike, kontrollon dhe monitoron veprimtaritë e sektorit në përmbushjen e tyre sipas plan- evidencave mujore, shpërndan punën mes specialistëve të sektorit në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren e brendshme të institucionit dhe informon Drejtorin e Përgjithshëm apo drejtorin e ASHV-ve, mbikëqyr dhe udhëzon specialistët, në lidhje me detyrat e ngarkuara dhe jep mbështetje dhe këshillim për problematika të ndryshme, mbikëqyr zbatimin e rregullores së brendshme të institucionit  me qëllim realizimin e veprimtarisë së sektorit, në përputhje me udhëzimet e dhëna dhe informon drejtorin e e ASHV-ve për mbarëvajtjen e punës apo problematikat e hasura, mbështet kërkesat e punonjësve të rinj apo ekzistues në lidhje me mjetet materiale për ushtrimin e detyrës, përgatit prezencën ditore dhe mujore të punonjësve dhe raporton tek drejtori i ASHV-ve për disiplinën e punës në sektor, drejton, kontrollon dhe ndihmon punonjësit për pasurimin e fondeve arkivore të ardhur nga institucionet, në koordinim me inspektorët rajonalë, përgatit materialet për asgjësim në bazë të vendimeve të Komisionit Qendror të Ekspertizës, kontrollon saktësinë e përgjigjeve të kërkesave social-juridike të qytetarëve, në përputhje me rregullohet e proceseve të punës dhe në bashkërendim me Sektorin e Shërbimit të Dokumentacionit në Distancë, dorëzon pranë DFSHM-së faturat për pagesë, sa më shpejt, por jo më vonë se 15 ditë nga afati përfundimtar i pagesës, i përcaktuar në legjislacionin në fuqi, aktet nënligjore ose aktet administrative, zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave.Specialisti arkivist realizon në kohë kërkesat e punonjësve të DPA-së dhe studiuesve me dokumente origjinale, sipas rregullores së shfrytëzimit të dokumentacionit, zëvendëson dosjet dhe kutitë e dëmtuara sipas metodologjisë arkivore, identifikon dokumentet e dëmtuara, administron e mban përgjegjësi për mjediset e vendruajtjes dhe mirëmban bazën materiale dhe kancelarike të nevojshme për kryerjen normale të funksioneve të sektorit dhe më gjerë, sipas përcaktimeve në normat tekniko-profesionale e rregulloret e tjera, bashkëpunon me punonjësit e DPA-së për realizimin e veprimtarive të ndryshme të institucionit në shkallë kombëtare, merr në dorëzim dokumente me afat ruajtjeje përgjithmonë nga institucionet vendore, nëpërmjet inspektorëve rajonalë, sipas ligjit për arkivat, bën regjistrim të dokumenteve të dhuruara e dorëzuara, si dhe dokumenteve të ardhura jashtë institucionit, harton inventarët e fondeve arkivore të ASHV-së përkatëse dhe zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga përgjegjësi i sektorit apo eprori direkt. Administratori i dokumenteve skanon ose fotokopjon dokumente origjinale sipas urdhrave të punës të studiuesve, sipas rregulloreve të proceseve të punës, bën Shpluhurizimin e kutive të fondeve arkivore të administruara në vendruajtjen e ASHV-ve, merret me plotësimin e regjistrave me të dhënat e fondeve të hyra në vendruajtjen e ASHV dhe regjistrimin e dosjeve të dhëna për shfrytëzim, bën matjet e temperaturave dhe lagështirës në mjediset e ruajtjes së dokumenteve në ASHVdhe zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga përgjegjësi i sektorit apo eprori direkt.

Struktura