Biblioteka

Biblioteka e AQSH-së kujdeset për pasurimin, sistemimin dhe ruajtjen e çdo materiali bibliografik dhe dokumentar të dobishëm për këtë qëllim, u garanton shërbimin e saj përdoruesve duke ju ofruar informacione të mjaftueshme në lidhje me dokumentet që disponon. Ajo ofron, ruan dhe shërben mbi 12000 mijë njësi si antikuar, librin shqip dhe të huaj dhe periodikun të përpunuar sipas rregullave të teknikës bibliotekare. Biblioteka e AQSH- së vjen me risinë duke përcjell tek të gjithe studiuesit, historianët dhe dashamirësit e librit shërbimin e librit me Bibliotekën Online. Nëpërmjet Bibliotekes Online lexuesi mund te kërkoj librin nëpërmjet autorit, titullit, klasifikimit sipas degeve te shkences, botuesit, termit gjeografik dhe fjalëve kyçe etj. Pra kjo risi e sjell nga DPA ofron një shërbim më të specializuar dhe në kohë për të gjithë lexuesit që do t’i drejtohen Bibliotekës së DPA.