8/8/2023
Në Krujën e traditës, DPA shpalos kostumet e trevave shqiptare
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) sjell në Krujë ekspozitën “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve”.
Përmes saj shpaloset larmia e kostumeve popullore të trevave nga mbarë trojet shqiptare, për ta njohur dhe për ta promovuar trashëgiminë kulturore kombëtare.
Materialet e përzgjedhura nga DPA-ja u ofrojnë vizitorëve një fushëpamje të gjerë të tematikës. Ndër të tjera, nën petkun e veshjes popullore keni mundësinë të shihni figura të rëndësishme historike, prijës fisnorë, mbrojtës të trojeve amtare dhe njerëz të letrave.