20/6/2024

Teatri/Kinemaja Verore e DPA-së çel sezonin, prezantohet aplikacioni i biletave

Drejtoria ePërgjithshme e Arkivave (DPA) prezanton kalendarin e shfaqjeve të filmave nëKinemanë Verore, kushtuar 80-vjetorit të Çlirimit, si dhe aplikacionin e ri tërezervimit të biletave, ku hyrja është falas, teater.arkiva.gov.al. Krahaskëtyre filmave, në këtë teatër/kinema verore do të mbahen edhe shfaqje teatroredhe filma artistikë të Universitetit të Arteve (UA), që do të mund tërezervohen përmes këtij aplikacioni.

 

Duke filluar nga data 25 qershor, Kinemaja Verorepranë DPA-së do të nisë një sezon të ngjeshur artistik me shfaqjen erealizimeve filmike, që risjellin kushtrimin e dëshmorëve të Atdheut. Përmeskësaj nisme, DPA-ja përcjell një mesazh shumë të rëndësishëm: janë pikërisht tërinjtë dhe të rejat ata që kanë dalë në mbrojtje të Atdheut, kur liria e tij kaqenë e rrezikuar. Falë tyre, gëzojmë sot një vend të pavarur, që e drejtojnëvetë shqiptarët.

 

Në Kinemanë tonë Verore, që zotëron një kapacitet prej140 ulësesh, do të shfaqen plot 10 filma, në shenjë përkujtese të betejës sëvendit për çlirimin nga pushtuesit nazifashist. Për ndjekjen e secilit prejfilmave, të interesuarit duhet të kryejnë rezervimin e ulëses së tyre, duke iudrejtuar adresës teater.arkiva.gov.al. Në këtë aplikacion, nevojitet të kryhetpërzgjedhja e filmit, si edhe depozitimi i gjeneraliteteve (emër dhe mbiemër)dhe i postës elektronike.

 

Kjo nismë, që gëzon bashkëpunimin me Arkivin QendrorShtetëror të Filmit (AQSHF), vjen në vazhdën e synimit të DPA-së për t'i njohurtë rinjtë me të shkuarën, nëpërmjet formave bashkëkohore. Po ashtu, bazuar nëmarrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar mes DPA-së dhe Universitetit tëArteve, gjen zbatim e njëjta procedurë rezervimi edhe për ndjekjen e punimeveteatrale apo kinematografike të studentëve. Në të dyja rastet, rezervimi ështëfalas.

 

Ndërkaq, me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të80-vjetorit të Çlirimit, DPA-ja do të angazhohet edhe përmes prezantimit tëekspozitave kudo nëpër Shqipëri, publikimit të albumeve fotografike dhe tëbotimeve, në lidhje me tematikën e betejës të të parëve për liri ndaj thundrëssë pushtuesve.

 

Në repertorin e përzgjedhur, bëjnë pjesë filmat:

 

“Gjeneral Gramafoni”, më 25 qershor, ora 20:00;

“Lulëkuqe mbi mure”, më 16 korrik, ora 20:00;

“Partizani i vogël Velo”, më 25 korrik, ora 20:00;

“Mëngjese lufte”, më 14 gusht, ora 20:00;

“Yjet e netëve të gjata”, më 29 gusht, ora 20:00;

“Njeriu me top”, më 11 shtator, ora 20:00;

“Nusja dhe shtetrrethimi”, më 24 shtator, ora 18:00;

“Malet me blerim mbuluar”, më 8 tetor, ora 18:00;

“I teti në bronz”, më 28 tetor, ora 18:00;

“Kthimi i ushtrisë së vdekur”, më 11 nëntor, ora 18:00.