27/11/2022

Ekspozite në vigjilje të 100-vjetorit të Shpaljes së Pavarësisë

Në vigjilje të 110-vjetorit te Shpalljes së Pavarësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka kontribuar në realizimin e një ekspozite dokumentare dhe fotografike mbi etapat e shtetformimit të vendit, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar (MHK) dhe me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK).



Çelja e ekspozitës u krye në ambientet e oborrit të Kuvendit të Shqipërisë, ora 10:00. Me rastin e zhvillimit të mbledhjes së parë të parlamenteve të Shqipërisë dhe të Kosovës, në pritje të kremtimit të vitit jubilar të përkujtimit të Pavarësisë, në ekspozitë asistuan personalitetet politike më të rëndësishme të kombit: kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, homologu i tij nga Republika e Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentarët Lindita Nikolla dhe Glauk Konjufca, si edhe deputetë të kuvendeve respektive. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe përfaqësuesit e institucioneve organizuese të ekspozitës, kreu i MHK-së, Dorian Koçi, drejtuesi i ASHAK-ut, Bedri Zyberaj dhe drejtori i Trajnimeve dhe i Inspektimve në DPA, Endrit Musaj.



Ekspozita e paraqitur na njeh me rrugëtimin historik të nënshkruesve të aktit të Pavarësisë së vendit dhe me artefakte, të cilat ilustrojnë këtë ngjarje madhore e me rëndësi kombëtare të përveçme. Gjithashtu, mes dokumenteve të përzgjedhura janë ekspozuar edhe disa telegrame që i janë dërguar Ismail Qemalit nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.



Ekspozita do të qendrojë e hapur deri në mesditën e sotme, teksa zhvillohen punimet parlamentare të mbledhjes solemne me përmasa mbarëkombëtare.