23/3/2023

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përshëndet krijimin e gjashtë departamenteve rajonale të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përshëndet krijimin e gjashtë departamenteve rajonale të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndër të cilat veçon departamenti që do të ngrihet për Pellagoninë në Manastir, qytet emblemë e shqiptarisë në historinë tonë kombëtare, ku sot shqiptarët ndodhen në pozita të pafavorshme.

Organizimi i Konferencës së Shtatë Mbarëkombëtare të Arkivistikës në Manastir do të përkojë edhe me çeljen e këtij departamenti, që bashkarisht do të tentojë të fuqizojë trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në Pellagoni.

Pas konsultimit mes dy institucioneve, në kuadër të bashkëpunimit vllazëror ndërinstitucional e ndërshtetëror, u vendos që DPA do të kontribuojë me materiale arkivore mbi Manastirin për të nisur fuqizimin e kësaj qendre, që prej mbajtjes së Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës.