26/4/2024

DPA-ja në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) merr pjesë në panairin e tretë kushtuar librit akademik dhe shkencor, që nis punimet në praninë e përfaqësuesve të enteve botuese, të institucioneve dhe të universiteteve publike. 🤝

Nën simbolikën e dyfishtë të kësaj dite që përkon me përkujtesën botërore të librit, botues nga e gjithë hapësira shqipfolëse kanë sjellë për lexuesin akademik arritjet më cilësore në publikimet shkencore. Në stendën e DPA-së, publiku do të mund të gjejë publikimet e saj mbi periudha, ngjarje dhe figura historike. 😍

Mes titujve të përzgjedhur, bëjnë pjesë edhe disa prej botimeve më të lakuara në edicionet e mëparshme të këtij panairi, sikurse janë: "Kodikët e Shqipërisë", “Acta et diplomata res Albanie mediae aetatis. I”, "Rezistenca e popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore" dhe revista periodike “Arkivat Shqiptare”, e vetmja në fushën e arkivave në mbarë trojet shqiptare. 👏

Ky panair, që do të mbahet deri më datë 25 prill, organizohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë (ASH), Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe nga Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit (QKLL).

#ArkivatFrymëzojnë
#ArkivatBashkëpunojnë
#PanairiMbarëkombëtariLibritAkademik
#DPA