Laboratori Qendror i Restaurimit në DPA është i vetmi laborator për restaurimin e dokumenteve në Shqipëri. Krahas dokumenteve tona, ne restaurojmë edhe dokumente që janë në pronësi të privatëve, pavarësisht moshës dhe shkallës së dëmtimit të tij. Tarifa e restaurimit përllogaritet bazuar në proceset e punës që duhen kryer.
Nëse keni një dokument për restaurim, plotësoni të dhënat e poshtëshënuara dhe do të kontaktoheni brenda dy ditësh pune nga restauratorët tanë për të lënë një takim me qëllim kqyrjen e ndërhyrjeve të nevojshme dhe llogaritjen e tarifës përkatëse shtetërore.