12/6/2024

25 vjet nga Çlirimi i Kosovës

Me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), paraqitën ekspozitën "Rizgjimi në vlerat kombëtare, Kosova Republikë".

Të pranishëm në këtë aktivitet që u zhvillua në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, ishin kreu i ASHAK-ut, Z Bislim Bislimi, Drejtori i Arkivave Shtetërore Vendore në DPA, Z. Lorenc Agalliu, studiues dhe qytetarë të shumtë.

Përmes kësaj ekspozite, publiku pati mundësinë të mësojë mbi orvatjet në emër të kauzës "Kosova Republike". Ndër të tjera, mes materialeve të ekspozuara gjendeshin:

Marrëveshjet e bashkëpunimit shkencor në fillim të viteve '70; Foto nga marrëveshjet dhe takimet e grupeve të punës midis Ministrisë së Arsimit shqiptar dhe palës kosovare: Grupet kulturore kosovare në Shqipëri në fundvitet '70; Ndjesi letrare nga Kosova në periodikun "Fatosi"; Demostratën e studentëve dhe në analizën e detajuar të shtypit, të radios dhe të televizionit shqiptar mbi tematikat e ndryshme për Kosovën deri në vitin 1979.