15/2/2023

Rrugëtimi i Tiranës, kryeqyteti në celuloid

Me rastin e mbajtjes së eventit të përvitshëm “Sofra Tiranase”, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) i është bashkuar festës.

Në ceremoninë e organizuar nga Shoqata Tirana, DPA-ja rishfaqi në hollin e Pallatit të Kongreseve ekspozitën që shpalos rrugëtimin e kryeqytetit përmes fotografive.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin personalitete politike nga mbarë trojet shqiptare, dashamirës të artit dhe të kulturës, si edhe qytetarë të shumtë. Publiku kryeqytetas pati mundësinë të vrojtonte imazhe nga objekte të kulturës, të kultit dhe të arterieve të kryeqytetit.

Mes materialeve të paraqitura bënin pjesë pamje të:

•Spitalit civil;
•Shkollës Teknike “Harry Fultz”;
•Bandës mbretërore;
•Zhvillimi i karnavale të vitit 1922;
•Kostumeve popullore tiranase;
•Xhamisë së Et’hem Beut;
•Kisha Katolike;
•Ndërtimit të kishës së Shën Prokopit;
•Rrugëve dhe sheshe kryesore;
•Kinemasë Savoja;
•Skuadrës së futbollit;
•Hotel Dajtit etj.

Sikurse është bërë traditë, ky organizim mbledh personalitete, figura të artit dhe qytetarë të interesuar, për të kujtuar historikun e epiqendrës së vendit. Ky aktivitet vjen pak ditë pas 103-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.