Piluri, një rrëfenjë prej bregut
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka shfaqur në Pilur një ekspozitë mbi historikun dhe veprimtarinë kulturore të këtij “ballkoni” të bregut jonian përgjatë shek. XX-të.
Në sheshin qendror të kësaj zone të rëndësishme turistike, vendas dhe vizitorë, mundën të mësonin rreth zhvillimeve infrastrukturore dhe administrative, si edhe në lidhje me dinamikat demografike të Pilurit nën ndikimin e ndodhive historike.
Mes materialeve të përzgjedhura të Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), gjendeshin ndër të tjera dokumentet e poshtëlistuara:
Skica e rrugës komunale Pilur-Himarë;
-Numri total i popullsisë së Nënprefekturës së Himarës në vitin 1923;
-Tabela mbi planin e ndërtimit të rrugëve në vitin 1932 në Nënprefekturën e Himarës;
-Vulë e Nënprefekturës së Himarës dhe e fshatit të Pilurit;
-Lista të popullsisë që është larguar nga Himara dhe Piluri drejt Greqisë gjatë luftës italo-greke;
-Lista të popullsisë që është larguar nga Himara dhe Piluri drejt Greqisë gjatë luftës italo-greke;
-Dekorimi ng Presidiumi i Kuvendit Popullor me Urdhrin “Naim Frashëri” klasi III i Grupit të Këngëve dhe Valleve të Pilurit, 1974.
Ky aktivitet u zhvillua me rastin e të ditës së Shën Mërisë, që kremtohet në të njëjtën kohë si Festa e Pilurit.