25/4/2024

Digjitalizohen mbi 220 mijë dokumente të komunitetit ortodoks

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit 🤝me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (KOASH), Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka përfunduar procesin e digjitalizimit të fondeve arkivore të komunitetit ortodoks. ⛪️
Në takimin e tyre përmbyllës, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Z. Ardit Bido, përfaqësuesit e KOASH-it, Episkop Asti dhe Arkimandrit Anastasi, e vlerësuan bashkëpunimin, si një hap të rëndësishëm lidhur me ruajtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë dokumentare në fjalë, në dobi të secilit prej institucioneve. Me finalizimin e këtij procesi që përfshinte vetëm fondet arkivore, DPA-ja do të vijojë me digjitalizimin e dokumenteve të tjera të krijuara nga komuniteti ortodoks.
Kjo marrëveshje, e nënshkruar në dhjetor të vitit 2019, erdhi në vazhdën e angazhimit të DPA-së me komunitetet e tjera fetare (mysliman, katolik, hebre dhe bektashi), për digjitalizimin e fondeve arkivore përkatëse.  👏
#ArkivatFrymëzojnë
#ArkivatBashkëpunojnë